Ilaria D’Amico, e cila është një prezantuese e njohur në Itali, në emisionin që trasmetohet në “Sky Sport” pas ndeshjeve të Championsit, ka bërë një gafë të madhe.
Prezantuesja ka kaluar një moment goxha të sikletshëm, pasi ka ngatërruar origjinën e Heung-Min Son. Lojtari i Totenhemit është koreano-jugor, ndërsa D’Amico ka thënë se me gjithë respektin që ka për të, ai vjen nga një vend jo demokratik, duke iu referuar Koresë së Veriut.
Gjithsesi, ishte Fabio Carresa, i cili e korigjoi menjëherë prezantuesen e njohur, duke thënë se Son nuk është nga Koreja e Veriut, por nga ajo e jugut, që është republikë demokratike. Më pas, D’Amico u përpoq ta rregullonte gafën e saj, por dëmi tashmë ishte kryer.
Ilaria D’Amico che non conosce le differenze fra Corea del Sud e Corea del Nord, ma lasciatela a casa ‘sta capra @SkySport pic.twitter.com/yq2Y7hWPd6
— pernambucano83 (@pernambucano83) April 9, 2019