VIDEO | Nowitzki e Wade e mbyllin mes duartrokitjeve, Curry alarmon kampionët

Dirk Nowitzki e mbyll me basketbollin në moshën 40-vjeçare. Gjermani, i cili ka shkëlqyer me Dallas Mavericks, luajti sfidën e fundit kundër Phoenix Suns dhe normalisht e gjithë mbrëmja ishte për të. Padyshim ai është një legjendë e skuadrës teksane, pasi është pjesë e tyre prej vitit 1998 dhe në vitin 2011 arriti edhe të fitonte titullin në NBA. Në sfidën e djeshme Nowitzki shënoi 30 pikë në triumfin 120-109 që regjistroi skuadra e tij. Gjermani u largua me lot, teksa klubi i tij i organizoi edhe një ceremoni emocionuese.

NDESHJET – Golden State Warriors kanë fituar kundër New Orleans Pelicans me rezultatin 103-112, por ka një problem. Stephen Curry u ndal pas nëntë minutash lojë për shkak të një dëmtimi dhe shpresohet që ylli i skuadrës të mos ketë diçka serioze. Pa Kevin Durant dhe Klay Thompson në parket, ishte DeMarcus Cousins (21 pikë, 6 asiste, 12 rikuperime) ai që spikati për kampionët në fuqi.

Toronto Raptors likuidoi Minnesota Timberwolves me shifrat 100-120 dhe ishte Kawhi Leonard, autor i 20 pikëve, lideri i kanadezëve. Boston Celtics ka regjistruar fitoren e 49-të dhe “viktima” ishin Washington Wizards, që u mposhtën me rezultatin e  përgjithshëm 110-116.

Oklahoma City Thunder ka mposhtur me përmbysje Houston Rockets, në një ndeshje që u mbyll 112-111. Russell Westbrook regjistroi “triple-double”: 29 pikë, 10 asiste, 12 rikuperime dhe zhvlerësoi 39 pikë e James Harden. Ky i fundit dha edhe 3 asiste e rikuperoi 10 topa. Paul George gjithashtu dha një kontribut të vyer në fitoren e skuadrës së tij, pasi shënoi 27 pikë. Donovan Mitchell ka shpërthyer duke shënuar 46 pikë në fitoren që Utah Jazz mori kundër Denver Nuggets. Kjo përballje, që pritej të ishte nga më interesantet, përfundoi me rezultatin 118-108.

Veterani Dwyane Wade shënoi 30 pikë dhe befasoi Philadelphia 76ers, që u mposhtën 122-99 nga Miami Heat. Ishte ndeshja e fundit shtëpiake për të me Miami Heat dhe falënderimet për të kanë qenë të shumta.

Cleveland Cavaliers-Charlotte Hornets 97-124
Detroit Pistons-Memphis Grizzlies 100-93
Washington Wizards-Boston Celtics 110-116
Miami Heat-Philadelphia 76ers 122-99
Chicago Bulls-New York Knicks 86-96
Minnesota Timberwolves-Toronto Raptors 100-120
New Orleans Pelicans-Golden State Warriors 103-112
Dallas Mavericks-Phoenix Suns 120-109
Utah Jazz-Denver Nuggets 118-108
Oklahoma City Thunder-Houston Rockets 112-111
Los Angeles Lakers-Portland Trail Blazers 101-104

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online