McGregor i jep fund: Dorëhiqem nga sporti!

Conor McGregor ka habitur të gjithë botën e arteve marciale të kombinuara. Me anë të një postimi në “Twitter”, irlandezi ka shpallur sot dorëheqjen nga sporti.

McGregor është sportisti më i famshëm i arteve marciale të kombinuara dhe dorëheqja e tij është një goditje e fortë për të gjithë industrinë e këtij sporti, që vitet e fundit ka fituar një popullaritet në çdo cep të globit.

Gjithsesi ka ende nga ata që besojnë se 30-vjeçari do të rikthehet në kafaz, pasi në tri vitet e shkuara ai ka dhënë dorëheqjen dy, vetëm për ta thyer premtimin disa muaj më pas. Rekordi i McGregor në “UFC” është 9 fitore dhe 2 humbje. Ka disa që e cilësojnë këtë si një lëvizje taktike, që irlandezi po e bën për të ushtruar presion në këmbim të një kontrate më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online