Mbyllja e kompanive të basteve, edhe Superiorja e pëson

Është një nga temat më të diskutuara gjatë këtyre ditëve. Flasim pikërisht për projektligjin e qeverisë për të mbyllur pikat e basteve, rrjedhimisht edhe të kompanive të basteve. Një vendim i papritur, ndërkohë që ka paqartësi mbi bastet online.

Reklama e Superbast në stadiumin e Gjirokastrës

Konsiderohet një plagë sociale, por nuk do të merrte aspak zgjidhje për sa kohë çdokush mund të vijojë të luajë në kompani të huaja. Momentalisht në vendin tonë ka madje edhe një kompani të licencuar për bastet në distancë, që është BastArena.

Reklamimi i Eurolive në stadiumin “Niko Dovana” në fillim të sezonit
Tani në “Niko Dovana” reklamohet Bast Arena

Vetë kryeministri ka deklaruar se do të mbyllen të gjitha, përfshirë edhe këta të fundit. Por kjo masë si do të ndikojë në klubet e Superiores? Nëse i hedh një sy stadiumeve tona, vihen re reklama të kompanive të ndryshme të basteve.

Baste Live dhe B11 në stadiumin e Laçit

Nga mbyllja e tyre do të thotë që klubeve do t’u ikin të ardhura të rëndësishme nga marketingu. Ndodh në mes të kampionatit, kur klubet kanë një kontratë që vlen për sezonin e plotë futbollistik. Asnjë paralajmërim dhe “tak fak” miliona u ikin edhe klubeve të futbollit.

Superbast në stadiumin e Kamzës

Mos të harrojmë se së fundmi me ligjin e ri të sportit të gjitha klubet duhet të garantojnë edhe sigurinë nëpër stadiume, çka ua ka shtuar shpenzimet. Për politika mbështetëse as që bëhet fjalë, ndërkohë që çdo ditë kërkojmë rritje të cilësisë. Si do të ndodhë kjo gjë?

Partizani reklamon Lottomania në “Selman Stërmasi”
Tirana reklamon Superbast në “Selman Stërmasi”

Janë jo pak, por tetë klube që përfitojnë nga reklamat. Vetëm Kukësi dhe Flamurtari bëjnë përjashtim, ndërkohë që ka klube që kanë ndryshuar kompani brenda një sezoni. Rast i veçantë Kastrioti, që reklamon 138.com, kompani aziatike në të cilën në vendin tonë nuk mund të luash.

Superbast në stadiumin “Skënderbeu”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *