Një ditë e lodhshme dhe me shumë angazhime ishte kjo e sotmja për të gjithë pjestarët e UEFA-s dhe njëkohësisht për presidentët e klubeve në Europë. Ekipet angleze kanë rënë në dakortësim për të dalë nga Superliga Europiane, duke shuar ëndrrën e Florentino Perez.
Për t’i dhënë fund këtyre 24 orëve me shumë zhvillime të reja ka menduar zëvendës presidenti i UEFA-s që është prezantuar sot, Zgibnieë Boniek. Kreu i Federatës Polake të Futbollit ka shkruar në “Tëitter”: “Lajm i fundit. Superliga ka marrë fund. Natën e mirë”. /Sport Ekspres/
Breaking News!!! E finita. Buonanotte???
— Zbigniew Boniek (@BoniekZibi) April 20, 2021