“Super Game Over”! Superliga Europiane preku fundin, reagon edhe Armand Duka për fitoren e futbollit

Futbolli mundi paratë! Vlerat njerëzore fituan mbi interesat personale! Në këtë tokë shtresat e larta nuk mund t’i kufizojnë frymëmarrjen dhe ti heqin ëndrrat shtresave më të ulëta.

Nëse Superliga Europiane do të vendosej në zbatim, atëherë futbolli do të vendoste rendin e ri botëror që është i frikshëm vetëm kur mendohet, e jo më që të apikohej.

Për ta shmangur këtë projekt dashakeq UEFA e provoi me të gjitha mënyrat duke bindur klubet që bënë kryengritje për të dalë nga lista e zezë. Së fundmi është edhe kreu i FSHF, Armand Duka, njëkohësisht edhe pjesë e UEFA-s që gjithë ngjarjen e ka përmbledhur bukur me fjalët: “Super Loja që mbaroi”.

Reagimi i Armand Dukës

“Super” Game over!!!

Iniciativa e nxituar e disa klubeve europiane per krijimin e te ashtequajtures Super Lige deshtoi.

Pershendes fort rikthimin ne sensin e arsyes te klubeve angleze te cilat moren vendimin per tu terhequr nga kjo aventure dhe per tu ribashkuar me familjen tone, UEFA-n, nje reflektim i menjehershem per te mos vijuar me rrugetimin pa krye.

Falenderime per te gjithe komunitetin e futbollit, i cili u bashkua ne unitet e solidaritet unik per te mbrojtur vlerat e verteta te trashegimise sone me te cmuar, futbollit, lojes me te bukur ne bote.

Falenderime te vecanta e mirenjohje per Presidentin Ceferin, UEFA-n, FIFA-n, konfederatat simotra, Federatat Kombetare, qeverite e vendeve perkatese, Ligat Profesioniste, lojtaret, median dhe vecanerisht tifozet pasionante anembane botes per nje mbeshtetje te pakrahasueshme dhe per shpirtin e solidaritetit te treguar.

Jam i bindur se, si ne cdo moment te veshtire qe kemi hasur, edhe nga kjo sfide futbolli doli edhe me i forte

Se bashku jemi me te forte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online