E FUNDIT/ Tërhiqen të gjitha ekipet angleze nga Superliga, në Spanjë tregojnë arsyen: Kanë marrë para, asnjë qindarkë për armikun Perez

Superliga Europiane ka marrë fund! E gjithë ëndërra për t’u pasuruar në shifra të frikshme nga ana e Anjelit dhe Perez nuk do të vendoset në jetë dhe këtë herë mund të themi se fitoi futbolli dhe historia. Të gjitha ekipet angleze kanë zyrtarizuar vendimin e tyre se nuk do të marrin pjesë në këtë kompeticion të ri.

Së fundmi është Mundo Deportivo që shkruan se UEFA ka luajtur rol themelor në këtë vendim. Këtu nuk po flasim vetëm për kërcënime, por edhe për një shumë të konsiderueshme parash për gjashtë ekipet e mëdha që të largoheshin nga Superliga.

Gjithashtu në artikull thuhet se për klubet spanjolle nuk është dhënë asnjë qindarkë e vetme pasi Florentino Perez konsiderohet si armiku kryesor pasi udhëhoqi këtë lëvizje të re. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online