Mbyllet stadiumi në Berat, Tomori ka një hall të madh!

Hall më vete garantimi i sigurisë në Kategorinë e Parë. Në Berat kanë qenë të detyruar të mbyllin tribunën përkarshi në ndeshjen hapëse me Lushnjën, pasi nuk mund të sigurojnë dot numrin e mjaftueshëm të stjuartëve për të garantuar rendin.

Nuk është vetëm një problem financiar. Në ndeshjen me Lushnjën ishte Policia Bashkiake që ishte në rolin e “Security”, ndërsa Policia e Shtetit ishte në gatishmëri jashtë stadiumit. Numri i policëve bashkiakë është i vogël, kurse nga ana tjetër edhe kompanitë e ndryshme të Sigurisë në këtë qytet kanë numër të ulët policësh privatë.

Kështu kjo bëhet një problematikë e rëndësishme për t’u zgjidhur te Tomori. Për ndeshjen e sotme në Kupë kundër Bylisit nuk do të ketë tifozë dhe sigurisht që kjo nuk është normale. Gjithsesi në kampionat kurrsesi nuk mund të pranohet që të ndodhë e njëjta gjë, ndaj edhe klubi duhet të gjejë një zgjidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online