Mbyllet derbi/ Ja si ndryshon Superiorja, Bylis dhe Teuta mbeten kryesues të tabelës

Tirana mesa duket nuk di si të fitohet një derbi, ku edhe në ndeshjen e 14-të radhazi dështon të fitojë ndaj ekipit të Partizanit. Ndeshja filloi mirë për ekipin vendas, por në minutën e 28 të takimt, me rastin e parë të rrezikshëm, të kuqtë arrjnë të shënojnë.

Kaq mjaftoi që Partizani të merrte frenat e lojës dhe të shënonte golin e dytë. Kjo fitore i kthen përsëri në objektivin kryesor, atë të fitimit të titullit kampion. Me këtë humbje të dytë radhazi, Tirana barazohet nga ekipi i Partizanit, të cilët arrijnë kuotën e 10 pikëve. Megjithatë kjo ndeshje për tifozët është përtej tri pikëve.

Ajo që u intereson më shumë tifozëve ështe fitorja ndaj ekipit rival. Ky rezultat i shkon më së miri për shtat Bylisit, që së bashku me Teutën ndajnë vendin e parë në kampionat. Diferenca e vendit të parë me vendin e 5-të është vetëm një pikë, gjë kjo që i motivon ekipet e Superligës ti marin seriozisht të gjtha takimet, sepse konkurenca është tepër fortë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online