Dominim në rezultate si në derbin e Milanos, vetëm se në Shqipëri ndërrojnë ngjyrat

Përmbledhja e ndeshjes Tirana-Partizani 1-2

90’+5′ Përfundon takimi. Tirana-Partizani 1-2. Derbi i Shqipërisë si ai i Milanos në Seria A. Ka gjithmonë një dominues për rezultatet dhe një fitues, megjithëse këtu ndryshojnë ngjyrat. Të kuqtë mund të festojnë vetëm në Shqipëri!

90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 5 minuta shtesë.

84′ Tirana hidhet e gjitha në sulm. Vetëm 2 lojtarë gjenden në gjysmën e saj të mesit të fushës.

78′ Vjen goli i Hasanit dhe ndizet derbi në minutat e fundit. Pas një krosimi nga goditja e këndit, Hoxhallari godet topin me kokë në shtyllën e parë, duke e lënë Hasani me portën e boshatisur. Tirana-Partizani 1-2.

70′ Mbrojtja e të kuqëve duket në perfeksion. Në çdo aksion të Tiranës kordinohen në mënyrë fantastike, për të mbyllur gjithçka.

65′ Një aksion i rrezikshëm nga ana e Tiranës me Kobina, por ndërhyrja e guximshme e Bitrit e mbyll situatën.

55′ Tirana është ajo që kontrollon lojën edhe në këtë pjesë të parë. Por çdo aksion thyhet me lehtësinë më të madhe nga mbrojtja e të kuqëve.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+5′ Përfundon e para. Tirana-Partizani 0-2.

45′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 5 minuta shtesë.

37′ Momente tensioni nga tifozët e Tiranës ndaj lojtarëve të Partizanit që gjenden shumë afër tyre. Qetësohet gjithçka!

34′ Në momentin e golit është çmendur edhe Lerda. “Sport Ekspres” raporton live nga stadiumi se ka shkuar në festë me lojtarët në cepin e krahut të portës kundërshtare.

34′ Dy gjuajtje dhe dy gola. Një krosim fantastik nga krahu i djathtë dhe Solomon gjen në mënyrë të mrekullueshme golin e dytë. Qendra e mbrojtjes së Tiranës tregohet skandaloze. Tirana-Partizani 0-2.

28′ Gjuajtja e parë në portë dhe vjen goli nga të kuqtë. Vangjeli dhe Kërciku përplasen në zonë duke i dhuruar një top Korderios, që nuk ka gabuar duke e goditur fuqishëm në rrjetë. Ka nisur festën e çmendur me Lerdën dhe stafin. Tirana-Partizani 0-1.

25′ Loja dhe aksionet po zhvillohet nga bardheblutë, që po shfaqen të rrezikshëm te Hoxha. Nuk duket ende Partizani në lojë!

20′ Tirana është ajo që dikton lojën. Hoxha nuk ka dalje të sigurtë, ndërsa Batha humbet mundësinë e artë për të shënuar.

13′ Shansi i artë pas krosimit të Hoxhallarit. Hasani kishte mundësinë të gjente rrjetën i vetëm përballë Hoxhës, por gjuajtja për t’u harruar.

10′ Gjyqtari i katërt i kërkon Memës të vesh një fanellë tjetër dhe jo të bardhë pasi ngatërrohet me lojtarët e Tiranës.

3′ Mema këshillon Bathën që të rregullojë më mirë mesfushën.

1′ Nis takimit. Topin e parë e shkelmojnë lojtarët bardheblu.

Përpara ndeshjes

Incidenti mes dy tifozerive të Tiranës dhe Partizanit ka përfunduar, që solli jo pak kaos para takimit. Tashmë duhet të flitet vetëm për futboll, pasi kjo duhet të jetë kryefjala e kësaj mbrëmje. Vetëm pak minuta më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ekipeve.

Tirana: Lika, Kërciku, Vangjeli, Osmani, Hoxhallari, Torasa, Batha, Hasani, Kobina, Ngo, Cale

Trajner: Mema

Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Trashi, Broja, Romero, Kordeiro, Asani, Solomon, Cinari\

Trajner: Lerda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online