Intervistat/ Solomon e sheh si nëpër filma: Kartona të kuq marrë se dua të luftoj

Partizani ka mundur sërish Tiranën në ndeshjen derbi me rezultatin 2-1. Një tjetër triumf ka ardhur nga të kuqtë, pavarësisht se bardheblutë gjendeshin më në formë. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve të këtij derbi që janë dhënë për “Supersport”:

Trajneri Lerda (Partizani): “Kjo ishte një fitore për tifozët dhe presidentin. Një triumf mëse i merituar nga ana jonë. Nuk dua të bëj polemika me Asanin. Kur zëvendësova Asanin duhej të ndryshoja diçka në mesfushë dhe prandaj e hoqa. Dua të fokusohem vetëm te fitorja, kemi bërë ndeshje të mira edhe në takimet e tjera. Do të shohim për skemën në vazhdimin e sezonit. Sot e nisëm me 4 dhe kaluam me 3 mbrojtës pasi ishim të kushtëzuar në zgjedhje. Nuk shoh probleme mes Telushin dhe Romerot, pasi mund të luajnë edhe të dy bashkë. Stadiumi i tejmbushur? I përjetoj shumë dhe më duket sikur kam luajtur edhe unë, sikur kam djersitur”.

Trajneri Mema (Tirana): “Nuk kemi luajtur edhe aq keq. Por në fund i bëjnë të gjithë analizat. Kemi humbur dy ndeshje ndaj kundërshtarëve pretendent dhe ku nuk kemi luajtur keq. Ky ekip ka vlera. Te dy ndeshjet e humbura kemi vepruar keq në mbulime ose markime. Kjo të bën t’i thërrasësh mendjes dhe t’i shohësh gjërat ndryshe. Sigurisht që do të ketë edhe ndryshime. Unë jam supersticioz dhe arbitri më tha të ndërroja këmishën, pasi ngatërrohesha me lojtarët e tjerë. Më ka sjellë edhe ai ters”.

Bruno Telushi (Partizani): “Kemi pasur disa javë jo të mira, por para derbit ishim shumë të qetë. Ushtria e kuqe më e fortë se Rusia dhe Amerika(ironia për Osmanin). E kam për disa lojtarë të Tiranës. Pavarësisht se Tirana ka marrë shumë lojtarë të rinjë, ne vazhdojmë traditën. Dimë sesi t’i mposhtim. Unë jam Telushi dhe nuk ndiej asnjë presin te Partizani për konkurrencën”.

Solomon (Partizani): “Mua më pëlqen të luftoj shumë prandaj i mora ato dy kartona të kuq. Luftoj për familjen, luftoj për shokët e skuadrës. Më pëlqen të jem i tillë, si një luftëtar. Ndeshje pas ndeshje, të fitosh çdo betejë. Tani kjo mbaroi dhe unë dua të shoh të tjerat. E urrej të humbas, dua vetëm të fitoj dhe të sillem në të njëjtën mënyrë, e dashuroj të luftoj në fushë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online