Mbyllen aludimet për Hazard, belgu e ka të qartë të ardhmen

Eden Hazard ishte lideri i Belgjikës në Kupën e Botës dhe arriti që të shkonte deri në vendin e tretë, pasi në gjysëmfinale ishte skuadra e Francës që i nxori nga gara për titull. Kapiteni i belgëve i shokoi tifozët e Çelsit kur deklaroi se ishte momenti për të ndryshuar ambient, megjithatë, diçka e tillë nuk do të ndodhë, të paktën në këtë merkato.

27-vjeçari shihej si pasuesi i Ronaldos në Madrid, por në Angli merkato mbyllet vetëm pas dy ditësh dhe kjo gjë ka bërë që “blutë” e Londrës të mos pranojnë më negociata për largimin e yllit të tyre. Nëse lojtari në fjalë do të largohej tani, atëherë do të ishte gati e pamundur që Çelsi të gjente një zëvendësues.

Edhe pse sulmuesit i është ofruar një kontratë shumë e majme, ku parashikohen përfitime deri në 17 milion euro në vit, belgu nuk po nxiton për të nënshkruar. Hazard ka dhe dy vite kontratë, por ende nuk dihet se si e ka pritur këtë lajm që do të jetë nën urdhrat e Sarrit së paku deri në janar, pasi dëshira e tij ka qenë që të shkonte në Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online