Infermieria te Milani, situata e Donarumës dhe Paketës

Gatuzo dhe Milani janë në telashe. Infermieria e kuqezinjve është e tejmbushur. Kjo situatë ka shkaktuar një alarm në San Siro sepse ndeshja e ardhshme është ndaj rivalit më të vështirë, Juventusit.

Portieri Donaruma u lëndua në ndeshjen që Milani barazoi mbrëmë 1-1 ndaj Udinezes dhe do të kryejë ekzaminime të mëtejshme. Shanset që gardiani të jetë i gatshëm pas tre ditësh është zero. Rrezikon të humbasë edhe ndeshjen me Lacion javën e ardhshme.

I dëmtuar doli mbrëmë nga fusha Lukas Paketa, i cili u zëvendësua nga Kastijeho pa u mbyllur pjesa e parë. Braziliani ka ndjerë dhimbje të forta në kyçin e njërës këmbë dhe do t’i nënshtrohet disa vizitave në ditët në vijim për të zbuluar më shumë dëmtimit.

Edhe Konti po lufton me kohën. Mbrojtësi ka pësuar një tendosje të muskujve të këmbës së majtë. Shpresohet të rikthehet në sfidën direkte për luftën e një vendi në Champions ndaj Lacios.

Më në fund lajme të mira nga Kesi dhe Suso. Të dy futbollistët do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj “zonjës”. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka kryer stërvitje të veçuar, ndërsa spanjolli është bashkuar me grupin në stërvitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online