Mbrojtja e Barcelonës flet vetëm frëngjisht, firmos talenti i Tuluzës

Barcelona ka bërë një tjetër goditje në merkaton e janarit. Klubi spanjoll ka arritur të bindë talentin e Tuluzës, Zhan-Kler Todibo. Lajmi raportohet nga gazeta katalanase “SPORT”. Futbollisti 19-vjeçar luan më së shumti si qendërmbrojtës, ndërsa në disa raste është aktivizuar dhe në mesfushë për shkak të aftësive të mira në lojën me top.

Megjithatë, për ta parë talentin francez të veshur me fanellën “Blaugrana” , tifozët e Barcelonës do të duhet të presin deri sezonin tjetër, pasi klubi spanjoll dhe lojtari kanë rënë dakord që të mos i prishin punë klubit të Tuluzës

Todibo do t’i bashkohet kampionëve të Spanjës me kosto 0, pasi kontrata e 19-vjeçarit mbaron në fund të këtij sezoni. Për futbollistin shtatlartë, katalanasve iu desh të mposhtnin konkurrencën e Bajernit dhe Juventusit. Todibo e çon në tre numrin e qendërmbrojtësve francez te Barcelona, krahas Umtitit dhe Longle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *