“Mbrojtësi shqiptar ishte i pakalueshëm”/ Faqja zyrtare e elitës së Çekisë ndan statistikat e Bitrit, ish-lojtari i Partizanit pjesë e formacionit të javës

Eneo Bitri po shkëlqen në Republikën Çeke. Mbrojtësi shqiptar ka zhvilluar një paraqitje fantastike në fundjavë kundër Sigma Olomouc-it. Përpos punës mjaft të mirë më prapavijë, Eneo Bitri arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës. Paraqitja e kryer në fushën e lojës e ka bërë pjesë të formacionit më të mirë të javës.

“Fortuna Liga” ka shpërndarë formacionin më të mirë për javën që lamë pas, ku gjendet edhe emri i ish-lojtarit të Partizanit. Gjithashtu faqja zyrtare e elitës së futbollit çek ka shpërndarë në “Instagram” një postim ku tregon statistikat mbresëlënëse të Eneo Bitrit.

“Sulmuesit e Olomouc-it patën një detyrë të vështrë këtë fundjave. Mbrojtësi shqiptar, Eneo Bitri, ishte i pakalueshëm dhe gjithashtu shënoi gol”, ka shkruar në postimin e vetë “Fortuna Liga”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FORTUNA:LIGA (@fortunaligacz)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FORTUNA:LIGA (@fortunaligacz)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online