VIDEO/ Mbrojtësi i Realit bën një gafë amatoreske, madrilenët dështojnë në La Liga dhe e dërgojnë Barcelonën një hap larg titullit kampion

Pas humbjes befasuese kundër Gironës, Reali i Madridit dështon sërish në La Liga. “Los blancos” janë mposhtur me rezultatin 2-0 nga Real Sociedad-i në javën e 33-të të kampionatit spanjoll. Goli i parë vjen si një dhuratë e Militaos. Mbrojtësi brazilian bën një gafë amatoreske, teksa e kthen topin në mënyrë të gabuar për portierin Courtois. Nga ky gabim përfiton Kubo, i cili e shtyn topin në rrjetën e boshatisur dhe i shënon kështu ish-klubit të tij.

Reali nuk reagon përgjatë minutave në vazhdim dhe në të 86-në Barrentexea vulos shifrat në 2-0. Kjo humbje shërben si një asisit për Barcelonën, që tashmë është hap larg titullit kampion. Katalanasit kanë një diferencë prej 14 pikësh me Realin e Madridit, ndërsa në dispozicion janë edhe 5 ndeshje për t’u zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online