VIDEO/ Arsenali shfryn nervat ndaj Chelsea-t, Granit Xhaka merr rolin e njeriut asist te “topçinjtë“

Arsenali është rikthyer te fitorja pas një ecurie negative. “Topçinjtë“ shfryjnë nervat ndaj Chelsea-t, të cilin e mposhtën me rezultatin 3-1. Goli i parë u shënua që në minutën e 18, kur pas një asisti nga Granit Xhaka, Odegaard-i realizon një gol mbresëlënës. Xhaka merr rolin e njeriut asist në këtë përballje, teksa në minutë ne 31-të shërben përsëri për Odegaard-in, që dyfishon shifrat.

Vetëm tre minuta më vonë, Gabriel Jesus “hipotekon“ fitoren e Arsenalit. Chelsea ngushton diferencat me anë të Maduekes në minutën e 65, por kaq nuk mjafton për të ndryshuar fatin e këtij takimi. Arsenali merr sërish kreun e renditjes me 2 pikë më tepër se sa Manchester City, megjithëse këta të fundit kanë edhe 2 ndeshje më tepër për të zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online