Eneo Bitri po shkëlqen në Republikën Çeke. Mbrojtësi shqiptar ka zhvilluar një paraqitje fantastike në fundjavë kundër Sigma Olomouc-it. Përpos punës mjaft të mirë më prapavijë, Eneo Bitri arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës. Paraqitja e kryer në fushën e lojës e ka bërë pjesë të formacionit më të mirë të javës.
“Fortuna Liga” ka shpërndarë formacionin më të mirë për javën që lamë pas, ku gjendet edhe emri i ish-lojtarit të Partizanit. Gjithashtu faqja zyrtare e elitës së futbollit çek ka shpërndarë në “Instagram” një postim ku tregon statistikat mbresëlënëse të Eneo Bitrit.
“Sulmuesit e Olomouc-it patën një detyrë të vështrë këtë fundjave. Mbrojtësi shqiptar, Eneo Bitri, ishte i pakalueshëm dhe gjithashtu shënoi gol”, ka shkruar në postimin e vetë “Fortuna Liga”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram
View this post on Instagram