“Mbreti vdiq, rroftë mbreti!”, Lautaro pushton San Siron dhe ‘fshin’ Ikardin

Derbi Milan-Inter ishte derbi i parë që Mauro Ikardi nuk luante, që kur është veshur zikaltër. Ishte edhe derbi i parë për Lautaro Martinez, i cili në një natë u bë mbreti i ri i Milanos zikaltër.

Një pasim perfekt për Vesinon në rastin e golit të parë, duke preferuar të mos gjuante vetë, ishte sinjali i parë se Lautaro është ai që i mjafton Interit, që ka kohë që vajton së tepërmi ish-kapitenin Ikardi. Në pjesën e dytë El Toro tregoi forcë mendore, sepse mori topin për penalltinë dhe shënoi me një qetësi prej veterani.

https://twitter.com/SwypeSports/status/1107386789797474308?s=19

Goli i parë në derbi, kurorëzim në San Siron e veshur kuqezi, duke luajtur një ndeshje perfekte dhe duke fituar duelin në distancë me Piatek.

Ishte ndeshja që i duhet Lautaros, por jo vetëm atij. Vesino konfirmoi se është një lojtar që mund të ketë shumë peshë në mesfushën e Interit, ndërsa De Vrij tregoi se nuk është ai i gafës me Frankfurtin në Europa League. Një fitore edhe për D’Ambrozion, i cili në fund shmangu golin e Kutrones dhe siguroi një fitore me aromë Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *