Mbreti i ajrit! Kalon Chris Smalling dhe mes 4 më të mirëve të Serisë A, mbrojtësi i Shqipërisë nuk mposhtet në lartësi

Ky sezon i Serisë A për Berat Gjimshitin ishte larg shkëlqimit të mëparshëm. Dëmtimet e kanë penalizuar gjithashtu mbrojtësin shqiptar, që në kampionatin e kaluar ishte mes më të mirëve në elitën e futbollit italian.

Por sërish statistikat flasin në favor të mbrojtësit shqiptar, pavarësisht disa luhatjeve. Sa i përket shifrave për mbrojtësit më të mirë të Serisë A për sezonin 2021-2022 në duelet ajrore të fituara me përqindje, Gjimshiti është në vendin e katërt.

Në vendin e parë ndodhet Federico Fazio me 81%, Adama Soumaoro me 78.9%, Giangicomo Magnani me 78.8%, Berat Gjimshiti me 78.2% dhe renditja e pesë më të mirëve mbyllet me Chris Smalling që ka 78.1% të duelve të fituara. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online