Mbrëmë luajti në Serie A dhe sot i shënon dy gola ekipit serb, Asllani po përjeton momentin e tij

Kristjan Asllani po përjeton momentin e tij te Empoli. Futbollisti shqiptar premton për një të ardhme të ndritur, pasi edhe pse vetëm 19 vjeç po arrin të aktivizohet me ekipin e parë të Empolit në Serinë A. Mbëmjen e djeshme hyri si zëvendësues kundër Veronës, ndërsa sot merr rolin e protagonistit me skuadrën U19.

Empoli U19 ka mposhtur me shifrat e thella 5-0 Crvena Zvezdën, ku dy gola mbajnë firmën e mesfushorit shqiptar. Asllani ka tundur fillimisht rrjetën e serbëve në minutën e 16, ndërsa golin e dytë personal e shëni në minutën e 65 nga pika e bardhë e 11 metrave. Empoli eliminon kështu Crvena Zvezdën me rezutatin e përgjithshëm 6-1 në Youth League, e cila është ekuivalentja e Champions League-s për moshat U19./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online