VIDEO/ I dhuroi fitoren me dy golat e shënuar, Mourinho i bën dhuratë këpucët 800 euro 18-vjeçarit nga Gana

0

Në sfidën mes Romës dhe Genoa-s vendosi aktivizimi i 18-vjeçarit Felix Afena-Gyan në minutat e fundit të takimit. I riu nga Gana shënoi dy herë përballë Genoas, duke i dhënë fitoren Romës dhe Mourinhos. Për këtë arritje, portugezi e ka mbajtur fjalën duke i blerë këpucët sportive që të riut i kishin pëlyqer.

Mourinho zbuloi se i kishte premtuar lojtarit se do t’ia blejë këpucët që janë të shtrenjta, rreth 800 euro. Pasi ia ka blerë takat, Mourinho e ka shpërndarë lajmin në rrjete social dhe menjëherë ky gjest është bërë viral në Internet./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.