VIDEO/ Ronaldo është shpëtimtari i Machester United-it në Champions, vjen shansi i artë për Atalantën

Manchester United ia ka dalë të marrë tre pikë mjaft të vlefshme në transfertën e sotme. Në stadiumin e Villareal-it, “djajtë e kuq” kanë mposhtur skuadrën spanjolle me rezultatin 0-2. Është pikërisht Ronaldo ai që bën përsëri shpëtimtarin në Champions League për klubin anglez. Ashtu sikurse në dy ndeshjet me Atalantën, edhe këtë herë portugezi ka qenë vendimtar me golin e tij.

Gabimi në pasim nga mbrojtja e Villaral-it nuk tolerohet në kampin e kuq, teksa Ronaldo godet menjëherë sapo merr topin në zotërim dhe zhbllokon më në fund rezultatin në minutën e 78. Një gol ky që siguroi qetësinë në radhët e anglezëve, që më pas kanë vulosur fitoren në minutën e 90 me anë të Sancho-s. Ky rezultat i shkon në favor edhe Atalantës, që sot në mbrëmje ka shansin e artë të marrë vendin e dytë në grup. Në rast fitoreje, bergamaskët do të shkonin një pikë më shumë se Villareal-i dhe në përballjen e fundit mes tyre do të mund të kualifikoheshin qoftë edhe me një barazim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/utdrobbo/status/1463234087456579585

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online