Mbarojnë largimet te Kukësi, krahët mbeten “zbuluar”  

Verilindorët mund ta mbyllin me kaq serinë e largimeve, por tashmë merkato në hyrje duhet të nisë nga krahët e mesfushës, pasi aty ka më pak alternativa  

Jurgen Zela    

Kampionët do të nisin sot përgatitjet për ndeshjet e kupave të Europës, por ndryshe nga më parë, aventura e tyre ndërkombëtare do të nisë më vonë, pasi pjesëmarrja në Champions League nis në turin e dytë kualifikues. Objektivi i kësaj vere mbetet i madh, pasi ëndrra është faza e grupeve të Europa Ligës. Fakti që koha në dispozicion për të përgatitur ndeshjet e para është më e madhe, ka bërë që drejtuesit të mos nxitohen në merkato, duke studiuar elementët që i nevojiten skuadrës. Premtimet e presidentit Safet Gjici në përfundim të kampionatit ishin për një merkato të fuqishme, e cila do të përligjë nivelin e kompeticionit ku do të marrin pjesë. Strategjia është ajo e merkatos së dimrit, ku u afruan vetëm dy lojtarë, të cilët rezultuan me peshë, duke dituar dhe formacionin në shumë ndeshje.

LARGIMET

Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me mbrojtësin Rexhep Memini, mesfushorët Kushtrim Lushtaku, Bedri Greca dhe Matija Dvornekoviç, si dhe me sulmuesin Lukas Rangel, merkato në dalje mund të konsiderohet e mbyllur. Me përjashtim të kroatit Dvornekoviç, pjesa tjetër nuk kanë pasur shumë minutash në dispozicion dhe divorci ishte e pritshëm. Lojtarët janë njoftuar që të paraqiten sot në stërvitje, ndërkohë që  çështja më e ndërlikuar duket ajo e qendërmbrojtësit Albi Alla, i cili pretendon se i ka përfunduar kontrata, por klubi nuk është i këtij mendimi dhe pret që ai të paraqitet në stërvitje.

AFRIMET

Tashmë gjithçka do të fokusohet tek përforcimet, për të cilat po punohet në fshehtësi nga ana e klubit, me synimin për të bërë gjithçka zyrtare vetëm kur të jetë hedhur e zeza mbi të bardhë. Tregu i huaj mbetet ai më i preferuari, kjo dhe për faktin e alternativave të pakta në tregun vendas, sidomos për pretendimet madhore të kuksianëve. Në tryezën e drejtuesve të klubit bëhet e ditur se janë sjellë emra lojtarësh me karrierë të pasur, por dhe me çmime “të kripura” për verilindorët. Për trajnerin Gjoka detyra është të vlerësojë cilësitë e lojtarëve, ndërsa në fund do jetë presidentit Gjici ai që do dëgjojë pretendimet financiare dhe do tentojë t’i bindë ata.

KRAHËT E MESFUSHËS

Edhe pse Kukësi nuk ka bërë ende “sefte” në afrimin e lojtarëve, pritshmëritë për goditjen e parë janë nga krahët e mesfushës. Largimet e Lushtakut, Grecës dhe të Dvornekoviçit, kanë bërë që alternativat nga krahët e mesfushës të jenë të pakta. Momentalisht alternativat e vetme janë Karioka, Imami dhe Kalenë. Në Champions League, Kukësi pritet të luaj me vetëm një sulmues dhe jo me dy, siç ka bërë gjatë gjithë sezonit, çka do të bëjë që kampionët të kenë një mesfushë të ngjeshur. Për këtë arsye mesfusha pritet të jetë reparti me më shumë ndërhyrje, jo vetëm për të zëvendësuar të larguarit, por dhe për të rritur cilësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online