“Mbape, kurrë nuk mund të jesh më i madh se klubi”, Ibra paralajmëron Halandin: Guardiola nuk të lë të dalësh mbi egon e tij

Zllatan Ibrahimoviç ka dhënë së fundmi një intervistë për “Canal Plus” në Francë. Sulmuesi i Milanit ka dhënë mendimin e tij për dy lojtarët që pritet të zënë fronin e Mesit dhe Ronaldos në të ardhmen, për Mbapenë dhe Halandin.

Ibrahimoviçi i tregon francezit se gaboi me rinovimin e tij me PSG-në, pasi drejtuesit i dhanë çelësat për t’u bërë më i madh se klubi. Por asnjë futbollist nuk mund të jetë më i madh se klubi. Sa i përket Halandit, suedezi e lidh suksesin e tij me egon e Guardiolës. Madje i thekson faktin se pikërisht ky trajner nuk e la të dilte mbi egon e tij te Barcelona.

“Kilian Mbape nuk bëri zgjedhjen e duhur për veten e tij, por për PSG-në po. Sepse ai e ka futur veten në një situatë ku është më i madh se klubi dhe klubi i dha çelësat për këtë. Por kurrë nuk mund të jesh më i madh se klubi.

Halandi? Varet nga egoja e Guardiolës, nëse do e lërë të bëhet më i madh se ai apo jo. Sepse mua nuk më la të bëhesha më i madh”, ka thënë Zllatan Ibrahimoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online