Asnjë futbollist tjetër nuk do e bënte, Pique i fal Barcelonës shifrën e çmendur monetare pas largimit nga futbolli

Gerard Pique do të luajë nesër ndeshjen e tij të fundit në karrierë. Mbrojtësi spanjoll ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 35-vjeçare. Por shtatlarti katalanas largohet me një gjest zemre për klubin ku ka zhvilluar thuajse gjithë karrierën e tij. Pique ka marrë një vendim që asnjë futbollist tjetër në kohët e sotme nuk do e merrte.

Futbollisti spanjoll ka vendosur t’i falë klubit një shifër prej 50 milionë eurosh. Barcelona ka një shumë prej 80 milionë eurosh për t’I shlyer Piquesë. Palët kishin rënë dakort që klubi të paguante fillimisht 30 milionë euro, ndërsa më vonë të shlyente edhe pjesën e mbetur prej 50 milionë eurosh. Por Pique ka bërë një gjest që pak pritej, teksa ka vendosur të marrë vetëm 30 milionë euro nga klubi i tij i zemrës, duke hequr dorë nga 50 milionët e mbetura që i takojnë me të drejtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online