Mërgim Mavraj dhe Ingolshtadi i tij, duket se nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat, teksa pasditen e sotme kanë marrë një humbje ndaj Unionit të Berlinit në transfertë me shifrat 2-0. Humbje, që është mund të ndodhë pasi Unioni renditet në treshen e parë në klasifikim, por ajo që shqetëson është forma e ekipit.
Për Ingolshtadin kjo e sotmja ishte humbja e tretë radhazi dhe nga java në javë, mbijetesa po bëhet akoma dhe më e vështirë, pasi ekipi i Mavrajt renditet në vendin e parafundit me 19 pikë.
Mbrojtësi ynë i kombëtares luajti për 90 minuta në ndeshjen e sotme, ku vlen për t’u përmendur që ekipi mik e mbylli me 9 lojtarë takimin pas daljes me karton të kuq të mesfushorëve Kohen dhe Krause.