Kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, ishte dukshëm i lumtur pas fitores ndaj Uellsit, edhe për faktin se javën e shkuar ai ishte ndër arsyet pse u turpëruam nga Skocia. Suksesi, edhe pse në miqësore, vlerësohet shumë nga qendërmbrojtësi.
“Fitore që pak njerëz e prisnin në këtë moment kaq të vështirë. Kemi qenë të tensionuar, të mërzitur, por kjo fitore tregoi se dimë të reagojmë, ishte një fitore e vuajtur, por që na ka kënaqur shumë.
“Loja? Është normale që kundërshtari shpesh të të vërë në vështirësi, por nuk u dorëzuam në asnjë moment, luajtëm për fitore. Nuk është se menduam vetëm për barazim, sulmuam edhe pas golit të shënuar dhe jemi të kënaqur.
“Rëndësia e fitores? Na lë një ndjesi të mirë, një çlirim për ne, edhe pse ishte një miqësore dhe nuk duhet t’i kushtojmë rëndësi aq të madhe. Gjithsesi, treguam vlerat tona dhe u kthyem në vlerat tona, edhe pse pa lojë të bukur, sepse sot kishte rëndësi edhe rezultati”.