Mavraj largohet me mesazhe të koduara, falenderim i hidhur ndaj Hamburgut!

Nëse dikush priste që mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, do të largohej me falenderime të pafundme për klubin dhe stafin teknik të Hamburgut, atëherë me shumë mundësi është i çmendur. Nuk kishte si të ndodhte, pasi ndaj 32-vjeçarit nisi një “gjueti shtrigash” në fundin e sezonit të shkuar kur e nxori tekniku Kristian Titz nga skuadra.

Shtatlarti prishi kontratën me klubin gjerman duke gjetur marrëveshjen, por nuk ishte prej atyre ndarjeve me mirupafshim, apo shtrëngim duarsh. Ishte një largim me natyrë gjermane, i akullt dhe i ftohtë. Shqiptari lëshoi dhe një dedikim për klubin gjerman pas largimit. Ai nuk kursen dhe “thumbat” për drejtuesit dhe trajnerin e tij në shkrimin e publikuar në Instagramin e tij personal.

“Një kontratë përfundon, por një lidhje emocionale kurrë. Jam i lumtur që kam qenë këtu dhe kam dhënë kontributin tim me shumë pasion. Askush nuk duhet të presë mirënjohje ose respekt, gjithçka vjen natyrshëm. Respekt për ata që e kanë bërë këtë klub të famshëm. Çfarë do të thotë krenari ne e provuam në maj 2017, në provuam ndjenjën e krenarisë së sinqertë”, – shkruajti Mavraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online