Mauexhe qetëson Memën, “alarmon” një titullar tjetër

Loja me Luftëtarin nuk ishte fort e mirë për Tiranën, që vetëm në fund i shpëtoi humbjes. Në kampin bardheblu tani po mendojnë për ndeshjen e radhës me Skënderbeun, përballje që zhvillohet të premten prej orës 18:00. Trajneri Mema duhet të ndajë mendjen për formacionin.

Në Korçë nuk do të udhëtojë me skuadrën mbrojtësi Erjon Hoxhallari, i cili është i pezulluar me kartonë të verdhë. Imami është alternativa kryesore për stafin teknik. Por së fundmi në kampin bardheblu është shtuar edhe një tjetër shqetësim.

Ditën e sotme në stërvitje ka munguar mbrojtësi Albi Doka, i cili ka ndjerë një shqetësim dhe mbetet për t’u parë nëse do të jetë i gatshëm për stafin teknik. Në këto kushte Dorian Kërçiku duket favorit absolut për ta nisur nga minuta e parë.

Shpresohet që për Dokën të mos ketë diçka serioze. Mbrojtësi mungoi edhe në takimin kundër Luftëtarit, për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Dy javë më parë ishte kthyer në “hero”, pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen me Kukësin.

Por nëse Doka shqetëson, trajneri Mema ka marrë lajme të mira nga Toni Mauexhe. Mesfushori nga Uganda pati një shqetësim në seancën e së martës, por do të jetë gati për ndeshjen me Skënderbeun.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online