Nemanja Matiç është praktikisht një futbollist i ri i Mançester Junajtid, sepse sot do të kryejë kontrollet mjekësore dhe me shumë gjasa do të zyrtarizohet që sot, para udhëtimit për në Dublin, për një miqësore me Sampdorian.
Edhe pas afrimit të Matiç dhe me një mesfushë te mbingarkuar me lojtarët që i kanë lënë pas dëmtimet, Zhoze Murinjo nuk heq dorë nga Maruan Felaini.
Belgu 29-vjeçar do të vazhdojë të jetë pjesë e “Djajve të Kuq”. Trajneri portugez deklaroi në konferencën se Gallatasarai, klubi që ndjek prej kohësh mesfushorin shtatlartë, do ta kishte më të lehtë të merrte për trajner vetë Murinjon sesa te largonte Felainin nga Junajtid. “Është shumë i rëndësishëm per mua” – ka thënë tekniku i cili pavarësisht kritikave të tifozëve do të vazhdojë t’i besojë beniaminit të tij.