Mateus i sigurt, zbulon blerjen e re të Juventusit

U fol për një kalim të tijin te Napoli, por Hames Rodrigez nuk do të ritakohet përsëri me Karlo Ançelotin. Të ardhmen e kolumbianit e ka zbuluar një legjendë e futbollit gjerman, si Lotar Mateus.

Kartonin e tij e zotëron Reali i Madridit që pretendon të paktën 40 milionë euro për të lënë të lirë fantazistin latin. E ardhmja e lojtarit është Serie A dhe Mateus është i bindur në atë që thotë.

U takuam gjatë festimeve të titullit të fituar nga Bajerni i Mynihut. Ishim ulur në një tavolinë dhe biseduam për gjithçka me Hamesin. Folëm për futboll, por edhe për historinë e Kolumbisë. Sipas mendimit tim, ai do të shkojë te Juventusi. Është i afërt me Kristiano Ronaldon dhe komunikojnë shpesh. Hames më tha se vetë Kristiano dëshiron ta marrë te Juventusi”, përfundon Lotar Mateus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online