Masa të rrepta vijnë nga Gjermania, lojtarët nuk dalin dot nga shtëpitë e tyre dhe izolim në kamp

Të gjithë futbollistët dhe stafi i klubeve të Bundesligës do të gjenden në karantinë të detyrueshme për javët e fundit të kampionatit në Gjermani. Në këtë mënyrë do të parandalohet përhapja e mëtejshme e COVID-19 ndërsa në kohët e fundit janë shtuar së tepërmi numri i rasteve me infektim që vjen nga klubet gjermane.

Sot janë njoftuar masat paraprake dhe kontrollet e rrepta që do të zbatohen edhe nga Bundesliga 2. Në bazë të procedurës, nga data 3 maj, të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stafeve të ekipeve gjermane do të dalin nga shtëpia vetëm për t’u stërvitur dhe në kohën e ndeshjes.

Asnjë largim tjetër nuk do të justifikohet dhe do të dënohen nëse nuk i binden rregullit. Nga 12 maj, të gjitha klubet do të izolohen në kampet stërvitore deri në fund të sezonit, në 23 maj. Këto masa të rrepta vijnë për të evituar shtyrjen dhe zgjatjen e mëtejshme të kampionatit që do të ishte fatale në një kohë që po afron edhe Europiani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online