Marvin Cuni projektohet titullar në Serinë A, do të debutojë kundër kampionëve të Napolit

Marvin Cuni ishte goditja e befasishme e Frosinones. Lojtari që zotërohej nga Bayern Munchen, ishte huazuar në nivelin e tretë të futbollit në Gjermani. Sulmuesi shqiptar i luajti nga minuta e parë shumë prej miqësoreve të ekipit italian.

Trajneri e ka projektuar si titullar dhe pjesë të rëndësishme për këtë sezon. Tani mbetet të shihet sesi do të përgjigjet Marvin Cuni në nivelin më të lartë të futbollit në Itali. Frosinone do ta nis aventurën e saj në Serinë A vetëm pas tre ditësh kundër Napolit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *