Martini sërish në sulm: Shpenzime skandaloze, mesfushorë pa kriter

Edi Martini nuk i ndal kritikat për Vllazninë, jo për skuadrën aktuale apo trajnerin Gjoka, por për menaxhimin e klubit dhe sidomos për merkaton e verës. Në lidhje direkte me Supersportin, ai ndër të tjera tha: “Nuk arrij ta besoj atë që po ndodh te Vllaznia dhe drejtimi i futbollit në Shkodër ka qenë mjaft i gabuar, sepse e përsëris që është e pamundur të jesh në këto pozita me buxhetin e këtij klubi.

“Vllaznia ka gabuar shumë në merkaton e fillimsezonit, ka pasur dyndje mesfushorësh mjaft cilësorë, me paga shumë të larta. Të marrësh Orelesin dhe ta vendosësh në qendër të mbrojtjes, kur ai është mesfushor shumë cilësor, është gabim i madh. Vllaznia ka shpenzuar shumë para në mesfushë, por nuk ka bërë asgjë për mbrojtjen dhe sulmin.

“Mungesa e presidentit, problem? Natyrisht, mungon një dorë e fortë që të organizojë skuadrën dhe klubin, aty ku ka pasur edhe probleme mes trajnerit e ndonjë drejtuesi. Tani duhet shpresuar që Lushnja e Luftëtari të mos ecin me ritme të larta dhe të bëhet ndonjë gjë e rëndësishme në janar”.

One thought on “Martini sërish në sulm: Shpenzime skandaloze, mesfushorë pa kriter

  1. Po ky Martin ishte qe ne fillim te kampionatit tha qe Vllaznia me ekipin e sivjetem eshte nder 2-3 me te mirat.
    Po me duket si ata meteorologet qe dalin ne dritare te shohin a bie shi para se te japin parashikimin per minutat e ardhshme.

Leave a Reply to tomas Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *