Duro: Fitore e vuajtur, nesër zyrtarizojmë përforcim cilësor

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka mbetur mjaft i kënaqur nga fitorja kundër Vllaznisë, rival që Duro e vlerëson shumë, ndërkohë që suksesi u arrit në kushte mjaft të vështira atmosferike.

E kam thënë edhe ditët e fundit se ndeshje të lehta në këtë kampionat nuk ka, aq më shumë që përballë kishim një Vllazni me lojtarë cilësorë, disa prej të cilëve i kam kërkuar që në verë. Janë lojtarë me përvojë, por ka edhe të rinj të talentuar, ndaj kisha respekti maksimal për një skuadër që nuk e meriton vendin në renditje. Kishim edhe mungesa të rëndësishme, na u dëmtua edhe Bushiç, ndërsa terreni na i vështirësoi shumë punët dhe nuk mund të pretendohej një futboll cilësor në ato kushte, me erë e rrebesh. Shënuam një gol me erën në favor, shënuam edhe një tjetër në fundin e ndeshjes, morëm tre pikë të çmuara.

I kënaqur nga skuadra? Totalisht i kënaqur. Skuadra është rindërtuar, kam marrë përgjegjësi të mëdha mbi vete dhe skuadra më është përgjigjur maksimalisht, ndaj kjo më lumturon.

Barazimet e shumta, a shqetësojnë? Në fakt, me Kukësin dhe Skënderbeun në Vlorë rol të madh kanë pasur arbitrat. Kemi lënë pikë me Luftëtarin e Teutën, ndeshje aspak të lehta, ashtu si me Laçin e Vllazninë jashtë, ku sërish ka pasur vendime kundër nesh.

Çfarë i duhet Flamurtarit në janar? Ne kemi marrë tashmë një sulmues krahu, të aftë të luajë dhe të zgjidhë situatat një kundër një, ndërsa është i aftë të luajë në disa pozicione. Të hënën vjen një lojtar shumë cilësor nga jashtë, shumë i shtrenjtë. Unë nuk kam qejf të kem lojtarë të shtrenjtë, por presidenti Idrizi këmbënguli për ta marrë. Edhe mediat kanë shkruar në lidhje me situatën e Bregut, lojtar që e kam dëshiruar që në verë. Të shohim si do të zhvillohen ngjarjet, por shpresojmë se do të bëhet i yni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online