Martinez gëzon Interin: Lukaku të largohet, dua t’i shoh lojtarët e lumtur

Roberto Martinez është ndalur te situata e Romelu Lukakut. Trajneri i Belgjikës e kupton dëshirën e sulmuesit për t’u larguar nga Mançester Junajtid. Dëshira e madhe e 26-vjeçarit është transferimi në Serie A, aty ku e kërkon Interi me insistim.

Trajneri spanjoll nuk përmend emra në prononcimin e dhënë për mediat belge, por shtyn Lukakun të largohet. Martinez shpreson që të gjithë lojtarët e tij të jenë të lumtur dhe kur nuk janë, zgjidhja më e mirë është provimi i një aventurë të re.

Lukaku ka nevojë të provojë gjëra të reja dhe është gati për një eksperiencë të re. Nuk jam i shqetësuar për të, pasi Romelu mund të luajë gjithkund. Unë dua që lojtarët e mi të jenë të lumtur, kështu që mendoj se duhet të largohet dhe të bëjë zgjedhjen e duhur për të ardhmen”, përfundon trajneri i kombëtares belge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *