Antoni Marsial nuk po aktivizohet me Mançester Junajtid, ndërkohë që vazhdon marrëdhënia e ngrirë me trajnerin Zhoze Murinjo. Francezit i skadon kontrata në verë, ndërsa për të interesohen disa klube italiane.
Milan, Inter dhe Juventus pëlqejnë 22-vjeçarin dhe po monitorojnë situatën. Tre klubet e mëdha italiane do të nisin garën mes tyre për të siguruar shërbimet e Marsial në merkaton e janarit.
Mançester Junajtid është koshient që mund ta humbasë lojtarin në verë pa përfituar asgjë, kështu që do të jetë gati për të nisur negociatat për shitjen e tij.
Gjithmonë, nëse lojtari nuk rinovon dhe Murinjo vazhdon të mos i besojë, duke e lënë në stol.