Marselo është një nga lojtarët më të mirë të Realit. Thashethemet për një largim të mundshëm të tij janë përhapur kudo, por askush më mirë sesa ai vetë nuk e di të vërtetën.
Braziliani është ndalur të flasë për mediat, duke thënë : “Unë kurrë nuk kam kërkuar një mundësi tjetër. Gjithmonë kam bërë maksimumin për aq minuta sa kam luajtur. Nëse luaj 15 minuta çdo ndeshje, unë do jap më të mirën në ato 15 minuta”. Prej disa muajsh, mbrojtësi i Realit lidhet me një transferim të mundshëm në Torino, tek Juventusi.
Marselo ka fituar 4 tituj kampionë në Spanjë me Realin dhe këta të fundit vështirë se mund të pranojnë të privohen nga shërbimet e lojtarit. Gjithsesi, tek Juventusi egziston optimizmi rreth këtij trasnferimi. Përveç Ronaldos, Juventusi beson se mund t’i “grabisë” edhe Marselon Realit.