Marselo bën lëmsh merkaton: Këtu është shtëpia ime!

0

Eliminimi i bujshëm në Champions League ka bërë që sezoni i Realit të mbyllet me zhgënjim të madh dhe në horizont është revolucioni total, sepse në verë priten ndryshime të mëdha, në stol e në ekip.

Një ndër futbollistët që pritet të largohet është mbrojtësi brazilian Marselo, i cili ka kohë që përflitet për transferim te Juventusi, i zhgënjyer nga hapësira e paktë në Madrid dhe i mërzitur nga largimi i Kristiano Ronaldos.

Ditët e fundit mediat në Itali kanë raportuar edhe për një paramarrëveshje me Juventusin, që duket se po nxiton të bëjë një tjetër goditje të madhe. Megjithatë, vetë Marselo jo vetëm që nuk ka dhënë ndonjë sinjal largimi, por konfirmon besnikërinë ndaj Realin.

Me një postim në Instagram, braziliani tregohet shumë i qartë: “Kjo është shtëpia ime“, duke postuar një foto nga stërvitja me Los Blancos.

Training ???? #M12 #HalaMadrid AQUÍ ES MI CASA!

A post shared by Marcelo Vieira Jr. (@marcelotwelve) on

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.