Marrëdhënia Juve-‘ndrangheta: përgjegjësi i sigurisë së klubit dinte gjithçka

Pas zbulimeve të javëve të fundit, mbrëmjen e së hënës u transmetua programi i “Report”, i cili u përqendrua te hetimi i kryer në Piemonte, rreth infiltrimit të organizatës kriminale, ‘ndrangheta mes tifozëve ultras të Juventusit. Në veçanti, vëmendja e emisionit të “Rai 3” ishte te Rafaelo Buki, një ish-tifoz ultras, i cili më pas u kthye në bashkëpunëtor të klubit bardhezi.

Buki u gjet i vetëvrarë më 7 qershor 2016, vetëm pak orë pasi u morr në pyetje nga hetuesit. Duhet theksuar se as klubi bardhezi, por edhe asnjë prej vartësve apo bashkëpunëtorëve të tij nuk u hetuan, akuzuan apo u thirrën në gjykatë, bazuar në faktet që u zbuluan nga hetimi.

Ndërkohë, pas akuzave dhe fakteve të siguruara nga ai hetim, nuk munguan dënimet sportive, ku u dënua Françesko Kalvo, ish-drejtori i marketingut të Juventusit dhe presidenti Andrea Anjeli, për shkelje të rregullave në procesin e shitjes së biletave nga klubi. Por, mes personazhëve që u tronditën më tepër nga zhdukja e Bukit ishte Alesandro D’Anxhelo, menaxheri i sigurisë së klubit bardhezi.

Sapo mësoi ngjarjen, ai kontaktoi menjëherë me Françesko Kalvo, ish-drejtorin e marketingut të klubit, madje kontaktoi edhe me Leonardo Bonuçin. Në një telefonatë të përgjuar, të transmetuar në program, D’Anxhelo pranonte se në fund të ndeshjeve, disa grupe të tifozerisë ultras kryejnë aktivitete të jashtëligjshme me shitjen e biletave, por se nuk kishte ndërhyrë asnjëherë për ti ndaluar, në mënyrë që të mos prishte qetësinë e brishtë mes tifozëve, por edhe të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online