Marota dhuratë Kontes, Interi transferim surprizë nga Gjermania!

Interi është mjaft aktiv në merkato, me zikaltrit që përfliten për shumë lojtarë. Duke nisur me Romelo Lukakun e për të përfunduar me Nikolo Barelën, të shumtë janë lojtarët që përmenden për transferimin në “San Siro”.

Gjithsesi, blerja e parë për këtë merkato duket se do të jetë një surprizë. Bëhet fjalë për Valentino Lazaron, i cili sipas gjasave do të jetë lojtari i ri i Interit. Këtë gjë e ka konfirmuar mëngjesin e sotëm “Gazzetta dello Sport”.

Sipas prestigjiozes italiane, Marota ka gjetur akordin me Hertën e Berlinin, në arkat e të cilëve do të shkojnë 20 milionë euro në total (18 + 2 bonuse). Lazaro është 23-vjeçar dhe luan në të gjithë linjën e djathë, si dhe preferon skemën 3-5-2, e cila është gjithashtu e preferuara e Kontes. Pra, thënë ndryshe një dhuratë veçanërisht për trajnerin italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online