Mario Fernandes, braziliani që u kthye rus: Alkooli, depresioni dhe… Kupa e Botës!

Futbolli është pasion dhe sakrificë. Shumë njerëz ëndërrojnë të kenë një jetë futbollisti, por ka dhe shumë futbollistë që dëshirojnë të kenë një jetë të thjeshtë. Mario Fernandes është brazilian, luan me CSKA-në e Moskës, ka zhvilluar një ndeshje me kombëtaren e Brazilit, që nga viti 2012 aktivizohet për kombëtaren e Rusisë dhe sot ka kërkesa në merkato, kryesisht nga italianët e Romës.

28-vjeçari u transferua në vitin 2009 nga Sao Kaetano tek ekipi i Gremios dhe këtu nisën problemet e tij. Depresion, alkool, pagjumësi dhe ushqime “fast-food”. Siç ndodh me shumicën e brazilianëve, të cilët vuajnë kur largohen nga shtëpia, një gjë e tillë i ndodhi dhe Fernandes.

Transferimi te Gremio ishte diçka fantastike për një 19-vjeçar, por jo për Mario Fernandes. Probleme përshtatje dhe mungesa e familjes bënë që djaloshi të “zhdukej” për një javë rresht pas firmosjes së kontratës me Gremion. 800 km udhëtim për t’u rikthyer në shtëpi, ndërkohë që nuk dihej gjë për fatin e tij. Një gjë e tillë filloi të shndërrohej në depresion, pavarësisht paraqitjeve pozitive në fushën e blertë.

Zgjidhja? Alkooli, ushqimet e thata, pagjumësia dhe një stil jete aspak e denjë për një profesionist.  “Ndonjëherë shkoja i dehur në stërvitje dhe isha mbipeshë”, kujton lojtari për “Goal”. Lojtari po shkonte drejt vetëshkatërrimit, por në moshën 21-vjeçare i vjen ftesa nga Brazili. Një lajm i mrekullueshëm, por Mario humbet avionin dhe njëkohësisht dhe… kombëtaren. Një natë më parë kishte festuar gjatë, gjë që ndikoi në veprimin e bërë, duke humbur avionin e ekipit.

Për fat të mirë, karakteri i vështirë i Fernandes nuk i tremb rusët e CSKA, të cilët vendosin t’i besojnë brazilianit të talentuar, duke paguar mbi 10 milionë euro për kartonin e tij dhe duke mposhtur konkurrencën e Real Madrid. Në Moskë vjen dhe ndryshimi për mirë dhe lojtari duket sikur ka “rilindur”. Boll me alkoolin dhe ushqimet e thata dhe ndryshimi reflektohet në fushën e blertë. Paraqitjet fantastike bëjnë të mundur që t’i vijë përsëri ftesa e Brazilit. Dunga e kërkon në ekipin kombëtar, por djaloshi vendos të bëjë surprizën e radhës.

Rusia e ka shpëtuar dhe ai vendos t’ia kthejë mbrapsht nderin e bërë. Mbrojtësi bën të ditur që dëshiron të luajë për kombëtaren ruse, që është dhe atdheu i tij i dytë. Në mënyrë të shpejtë sigurohen pasaporta dhe shtetësia e re dhe ai bën realitet ëndrrën e tij për të luajtur një Kupë Bote. E bën këtë verë me Rusinë, duke i surprizuar të gjithë dhe duke arritur në çerekfinalet e kompeticionit. Kundër Kroacisë gjen golin në minutën e 115, duke barazuar sfidën dhe dërguar atë drejt penalltive, por fati ishte me kroatët dhe Mario me shokët e tij u larguan mes duartrokitjeve dhe lotëve nga “Fisht Olympic Stadium”.

Në Moskë kam gjetur vendin tim në botë, ky vend më ka shpëtuar jetën”, shpjegon shkurt dhe saktë Mario Fernandes lidhjen e tij të veçantë me Rusinë. Tani nuk e merr më malli për shtëpinë, sepse shtëpia është aty ku ndodhet zemra…

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online