Marco Verratti po e përjeton më shumë se të tjerët ndarjen: Më dhemb stomaku kur shoh se Mbape do iki te Real Madrid

Disa klube të mëdha evropiane duan Kylian Mbappe, por ai me shumë gjasa do të nënshkruajë kontratë me Real Madridin këtë verë, pavarësisht se PSG-ja e tij po bën gjithçka për ta mbajtur atë. Shoku i tij i skuadrës Marco Verratti është pyetur se si do të ndikojë një ndarje e mundshme me Kylian Mbappe te kampionët e rinj francezë. Italiani ka pranuar se dëshiron që sulmuesi francez të vazhdojë të luajë me skuadrën e Parisit, por e kupton pse Mbappe nuk ka folur për të ardhmen e tij deri më tani.

“Cilido qoftë vendimi i tij, do të ndikojë në ekip. Mbappe është aktualisht një nga lojtarët më të rëndësishëm në planet. Të gjithë duam që ai të qëndrojë këtu. Në futboll, kur keni diçka në mendje, kur duhet të merrni një vendim, ju nuk flisni shumë për të.  Unë po e pres këtë vendim si gjithë të tjerët. Kur pushoj dhe shoh njoftimin se Mbappe ka shkuar në Madrid, më dhemb stomaku”, shtoi Verratti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online