Derbi i vjetër kthehet përpara Young Boys, Tirana zgjedh kundërshtarin dhe kthehet në fushë

0

Tirana ka gjetur kundërshtarin për të zhvilluar një miqësore përpara sfidës së “Play-Off”. Vetëm 90 minuta dhe Young Boys i ndan bardheblutë nga historia, për të mbërritur në grupet e “Europa League”. Ndërkohë në ditën e enjte është caktuar edhe një miqësore për ekipin kampion të Superiores. Nuk do të jetë edhe aq rutinë, pasi bëhet fjalë për një derbi të vjetër dhe ku të dy skuadrat rikthehen për të matur forcat me njëra-tjetrën.

Në një përballje me Dinamon në ditën e enjte, megjithëse në këtë moment ndodhen në gjendje shumë të ndryshme. Nëse Tirana arriti të festonte për titullin kampion dhe është shumë pranë grupeve të “Europa League”, nga ana tjetër Dinamo vazhdon të “lëngojë” në Kategorinë e Parë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.