Marash Kumbulla dhe mbrojtësi nuk lëvizin, ja kërkesa e Murinjos te drejtuesit e Romës

Murinjo është trajneri më i ri i Romës dhe do të marrë drejtimin e kryeqytetasve duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi italian duke surprizuar shumë në ditën e djeshme pasi erdhi si “rrufe” edhe për aspektin mediatik.

Sipas saj që raporton “Sky Italia”, Murinjo ka pasur vetëm tre kërkesa për drejtuesit e klubit. Në merkaton e verës kërkohet vetëm një portier i ri, mesfushor dhe sulmues. Mbrojtësit nuk do të lëvizin dhe portugezi i beson emrave si Kumbulla, Ibanez, Smalling dhe Mancini.

Skema që do të përdor trajerni Murinjo është 4-2-3-1, ndërsa për t’u vlerësuar është fakti që merr klube që nuk janë më të pasurat në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *