Diego Armando Maradona është një legjendë e gjallë për popullin argjentinas. Dy Botërorët e fituar i kanë thënë atij një status krejtësisht të veçantë në shoqërinë e shtetit ameriko-jugor. Për të kuptuar dashurinë që argjentinasit kanë për Diegon, mjafton të përmendesh faktin se njëri prej lojtarëve të kombëtares ka një tatuazh të “El Pibe De Oros”-s.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Shtutgartit, Santiago Askakibar. Kur Maradona mori vesh që lojtari më i ri i kombëtares “Albiçeleste” ka si tatuazh një portret të tijin, nuk kishte si të mungonte një mesazh special për fansin e tij.
“Të falënderoj pafund për tatuazhin që ke në këmbë. Më bëhet qejfi që e mban me krenari. Të përqafoj vëllai im, paç gjithë fatin e kësaj bote”, tha Maradona në mesazhin për lojtarin.