“Mirëseerdhe, Zot i Artë”, bërtisnin tifozët e ekzaltuar të klubit meksikan Dorados, në kohën kur Maradona po zbarkonte në aeroport, i pritur si një hero kombëtar.
Është Diego, Dora e Zotit, por edhe njeriu i polemikave, gabimeve pa fund, çudirave në zgjedhjet e tij absurde për karrierën pas futbollit të luajtur.
Diego Maradona got a hero's welcome at his new club @Dorados ?? pic.twitter.com/GRdlrfbMHO
— B/R Football (@brfootball) September 9, 2018
Në pranverë Maradona firmosi kontratë si president për Dinamon e Brestit në Bjellorusi, një tjetër zgjedhje nga ato që të habitin dhe nuk kanë logjikë, sepse askush nuk e ka idenë se çfarë mund të bëjë në Bjellorusi një si Maradona, përveçse të shëtitë mbi makina super luksoze.
Në Sinaloa, qyteti meksikan që krejt papritur është bërë qendra e Meksikës dhe Amerikës së Jugut, sërish pritje prej heroi, por ndërkohë mediat thonë se Maradona trajner financohet nga një kartë droge që zotëron klubin e vogël të kategorisë së dytë.
Droga, sërish ajo, sepse karriera e Diegos është e lidhur ngushtë me të, që nga kamorra në Napoli e deri tani, kur shfaqjet e El Pibe de Oro nëpër stadiume duken absurde, aq sa gjithkush mendon se Diego rrallë është esëll. Do tentojë sërish të bëjë trajnerin, ndoshta do vijojë të bëjë dhe presidentin, nga Meksika deri në Bjellorusi, me të fortët, të pasurit e rinj dhe drogën në sfond.