Argjentina e nisi me një humbje Kupën e Amerikës. 0-2 u mposhtën djemtë e Skalonit nga Kolumbia e Falkaos dhe kritikat për Mesin me shokë nuk kanë fund.
Përveç rezultatit, skuadra albiceleste nuk dhuroi asgjë dhe kjo trishton më shumë. Problemet e kombëtares latine dallohen lehtësisht, por loja acaruese pa pikë dëshirë dhe nervi është një mister i madh.
Diego Maradona nuk është përmbajtur gjatë prononcimit për “TyC Sports”. Legjenda argjentinase është ndjerë keq nga loja dhe rezultati i kombëtares së tij.
“I kemi futur shkelmin prestigjit tonë. E kuptoni që mund të na mundë edhe Tonga (mbretëri me rreth 170 ishuj, por e pabanuar). Ju po ofendoni fanellën tonë bij k….. E mbani mend kur të gjithë dolëm në Peru, kur e thyen autobusin…? Çfarë ka mbetur nga të gjitha këto?”, përfundon i irrituar Diego Maradona.