Maqedonia po shkruan historinë me gërma të arta nën presidencën shqiptare, pas Europianit është kaq pranë Botërorit

Maqedonia e Veriut është duke përjetuar momentin më të mirë në historinë e saj. Në verë prekën për herë të parë Europianin, ndërsa vetëm pak muaj më pas kanë mundësinë të ëndërrojnë edhe Botërorin. Fqinjët lindorë po shkruajnë historinë me gërma të arta nën presidencën shqiptare të Muamed Sejdinit në krye të Federatës së Futbollit.

Rumania ka barazuar sot në shifrat 0-0 kundër Islandës dhe mbetet në vendin e tretë me 1 pikë më pak se Maqedonia. Në lojë janë edhe 90 minuta përpara se të përfundojë faza e grupeve për kualifikueset e Kupës së Botës dhe përfaqësuesja maqedonase me shumë mundësi nuk do të hedhë hap fals ndaj Islandës më 14 nëntor. Mjafton një fitore dhe vendi i dytë i përket Maqedonisë, çka përkthehet në një biletë për në fazën play-off për Botërorin e Katarit 2022. Një sukses tillë do të ishte arritje e madhe për këtë përfaqësuese, e cila asnjëherë nuk ka shkuar kaq larg./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online